Kryefjala Logo

Astrologu Paolo Fox ju uron një muaj të mbarë me parashikimet e secilës shenjë

1 Shtator, 2022 | 10:39 am

Dashi-Në dashuri do të duhet të tregoheni të kujdesshëm në këtë ditë të parë të muajit.
Në punë është më mirë se në ditët e tjera por përpiquni të guxoni pak më shumë.

Demi-Nëse po kaloni një krizë të vogël në lidhje do të ishte më mirë të vazhdoni të përpiqeni në dashuri një herë e mirë.
Në punë ka ende disa pengesa për të kapërcyer.

Binjakët-I bukur ky qiell për dashuri dhe duhet të përfitoni prej tij. Në punë ka shumë energji për të shfrytëzuar maksimalisht edhe nëse prisni disa grindje me kolegët.

Gaforrja-Ju keni një dëshirë të madhe për të dashuruar por mos u nxitoni në zgjedhjet tuaja. Në punë keni nevojë për qetësi dhe durim.

Luani-në dashuri do të ishte më mirë të sqaronit gjithçka me partnerin në këto ditë të para të muajit, sidomos nëse keni vuajtur për pak kohë. Në punë, jini të sigurt se gjithçka do të shkojë për mirë.

Virgjëresha-Marsi që kalon në shenjë sjell lajme të mira për dashurinë.
Në punë keni marrë propozime interesante dhe tani ju mbetet të zgjidhni.

Peshorja-Mërkuri dhe Afërdita po mbështesin njëri-tjetrin sot ndaj lëreni veten të dashuroheni.
Në punë gjithçka po shkon mirë dhe keni një dëshirë të madhe për të punuar pavarësisht disa pengesave të vogla.

Akrepi-Afërdita është gati të hyjë në shenjën tuaj prandaj mos u shqetësoni se gjithçka do të jetë për mirë. Në punë së shpejti do arrini të zgjidhni edhe problemin më të vogël.

Shigjetari-Me Venusin në favor,dashuria do të jetë protagonisti i jetës suaj.
Në punë përpiquni të mos e humbisni ekuilibrin e arritur në këto ditë.

Bricjapi-Në dashuri nuk jeni plotësisht të kënaqur dhe jeni ende në kërkim të një shpirti binjak por duhet qetësi dhe ndershmëri me veten tuaj.
Në punë tregoni vëmendje ndaj vështirësive ekonomike.

Ujori-Edhe Mërkuri edhe Afërdita ju japin një shtysë në dashuri prandaj mos u shqetësoni.
Në punë ka disa pengesa por asgjë të pakalueshme.

Peshqit-Në dashuri gjërat kanë filluar të përmirësohen ndaj përpiquni të shijoni momentin.
Në punë është më mirë të rikuperoni energjinë dhe mos e lini veten të dembeloseni.

Të ngjashme