Lifestyle
Astrologu Paolo Fox ju uron një javë të mbarë me këto parashikime
13 Mars, 2023 | 10:53 am
Dashi-Në këtë ditë mos u shqetësoni nëse gjërat nuk shkojnë ashtu siç shpresonit sepse së shpejti do të ketë një pikë kthese në jetën tuaj.
Tensione të mundshme në punë me kolegët, bëni kujdes.
Demi-Në dashuri vjen një moment qetësie edhe nëse e papritura është gjithmonë afër. Në anën profesionale, kini kujdes nga lëvizjet e rrezikshme. Nuk është koha për të rrezikuar.
Binjakët-Më në fund vjen një moment i bukur për dashurinë, ndaj emocionet janë të lira. Në punë mos u shqetësoni, do arrini t’i zgjidhni lehtësisht edhe problemet më të mëdha.
Gaforrja-Dashuria fluturon, prandaj shijojeni këtë moment gëzimi dhe shfrytëzoni sa më shumë këtë valë pozitiviteti. Në punë ka një moment të vogël ndalese por asgjë serioze.
Luani-Me Afërditën e keqe tregohuni të kujdesshëm në dashuri sepse mund të ketë grindje. Në punë nxirrni gjithë durimin tuaj sepse do t’ju duhet.
Virgjëresha-Në dashuri ka ardhur koha të sqaroni dyshimet që ju kanë zënë në kokë prej pak kohësh.
Për sa i përket punës, është më mirë të bëni një listë të mirat dhe të këqijat përpara se të pranoni një propozim.
Peshorja-Dashuria ju jep emocione të bukura dhe më në fund do të mund të bëni një hap përpara drejt një jete dashurie më të qëndrueshme. Në punë dëshira për të bërë gjëra të ndryshme është e madhe.
Akrepi-Sot keni një dëshirë të madhe t’i tregoni partnerit tuaj se sa kujdeseni. Mërkuri ju bën më të zhytur në mendime dhe komunikim dhe në punë, këto cilësi mund të bëjnë diferencën.
Shigjetari-Me këtë hënë të bukur përpiquni të takoni njerëz të rinj dhe të bini në dashuri.
Takimet favorizohen dhe në punë vjen një nxitje e madhe krijimtarie.
Bricjapi-Tregohuni të kujdesshëm në dashuri sepse kjo ditë sjell pak tension në çift.
Në punë keni nevojë për përqendrim më të madh, përpiquni të angazhoheni pak më shumë.
Ujori-Hëna e sotme shkakton inat, prandaj kujdes nga grindjet me partnerin.
Në punë ka disa dyshime, mendoni me kujdes se çfarë dëshironi të bëni vërtet në të ardhmen.
Peshqit-Takimet e reja janë të preferuarat tuaja, kështu që nëse jeni beqar, shikoni përreth.
Ata që janë në një lidhje prej disa kohësh, rizbulojnë pasionin e tyre dhe janë shumë të lodhur në punë, merrni një moment për të rimbushur bateritë tuaja.
Nuk mund të jesh gjithmonë në maksimumin.