Kryefjala Logo

Astrologu Paolo Fox ju uron me parashikimet e yjeve një javë të mbarë

17 Tetor, 2022 | 10:46 am

Dashi-Në dashuri jeni në një moment pushimi edhe nëse lajmet do të vijnë së shpejti.
Në punë, kujdes pasi shpenzimet mund të jenë më shumë se të ardhurat.

Demi-Në dashuri keni nevojë për qartësi dhe sinqeritet ndaj përballuni me biseda të vështira me partnerin.
Në punë deri në fund të muajit do arrini të sqaroni të gjitha dyshimet.

Binjakët-Kjo ditë ofron emocione të mëdha.
Në punë dëshironi të përfshiheni por përpiquni të mos bëni të njëjtat gabime si dikur.

Gaforrja-Ka pak rrëmujë në dashuri edhe nëse kjo javë e tetorit do të sjellë lajme të mira dhe shumë më tepër qartësi.
Në punë kjo është dita e duhur për t’u organizuar dhe për të bërë zgjedhje të rëndësishme.

Luani-Nëse jeni beqarë duhet të filloni të hidheni në ‘gjueti’.
Në punë është koha për të korrur të mbjellat e punës suaj.

Virgjëresha-Hëna sjell emocione në jetën tuaj të dashurisë dhe pak fat gjithashtu. Në punë dita është e mirë për zgjidhjen e problemeve.

Peshorja-Në dashuri kemi nevojë për vëmendje, sisomos ndaj partnerit.
Në punë mos nxitoni me zgjedhjet tuaja, merrni kohën tuaj për të kuptuar se çfarë dëshironi.

Akrepi-Sot do të keni mundësi të përjetoni emocione të forta.
Në punë gjithçka fillon të funksionojë ashtu siç duhet veçanërisht në aspektin financiar.

Shigjetari-Nëse jeni me dikë prej një kohë të shkurtër, do të mund të krijoni marrëdhënie që në fillim të muajit të ardhshëm.
Në punë kushtojini vëmendje marrëdhënies me kolegët.

Bricjapi-Hëna është përballë prandaj vëmendje maksimale në dashuri.
Projektet e reja nisin në punë dhe së shpejti do të keni mundësi të ndryshoni zyrë apo kolegë.

Ujori-Hëna nuk po ju ndihmon sot prandaj përpiquni të mos debatoni më shumë se ç’duhet.
Ka shumë tension në ajër në punë.

Peshqit-Hëna të bën të rrahë zemrën, ndaj dritë jeshile për emocionet.
Në punë mund të përdorni krijimtarinë tuaj të madhe për të arritur shumë.

Të ngjashme