Astrologu Paolo Fox ju uron javë të mbarë me parashikimet e yjeve

4 muaj më parë

Dashi-Kjo ditë është perfekte për të treguar ndjenjat tuaja, ndaj përpiquni të bëni diçka të këndshme me partnerin tuaj.
Në punë nëse ka pasur ndonjë problem mund të zgjidhet.

Demi-Në dashuri përpiquni t’i përballoni problemet me shumë qetësi dhe në punë shijoni këto momente arritjesh.

Binjakët-Dashuria vazhdon në të mirën e saj sidomos nëse keni të bëni me një shigjetar.
Në punë ka ardhur koha për të kompensuar terrenin e humbur.

Gaforrja-Hëna e sotme nuk ju ndihmon në dashuri dhe sjell disa momente delikate. Në punë gjithçka nuk po shkon mirë ndaj nuk keni pse të stresoheni.

Luani-Me këtë hënë keni dritë jeshile për emocionet.
Në punë ka pasur disa momente shqetësimi por me impenjimin e duhur do të arrini të rikuperoni gjithçka.

Virgjëresha-Keni shumë nevojë për qetësi në dashuri dhe në punë përpiquni të jeni më të hapur me kolegët.

Peshorja-Ka pak irritim në dashuri por ju duhet të bëni një zgjedhje.
Në punë çdo gjë shkon mirë veçanërisht nëse punon në grup.

Akrepi-Në dashuri gjithçka po shkon mirë dhe në punë është një moment suksesi i madh, vazhdoni me këtë ritëm.

Shigjetari-Një fazë e mirë lehtësie po vjen pas ditëve paksa të rënda për çështjet e zemrës.
Vazhdoni të punoni shumë në punë dhe së shpejti do të shpërbleheni për përpjekjet tuaja.

Bricjapi-Çiftet që kanë pësuar një moment krize më në fund do të mund të sqarohen dhe në punë do të punojnë fort për të ndryshuar situatën që ka qënë e pakënaqshme prej disa kohësh.

Ujori-Nëse sot keni përjetuar momente tensioni në çift mund të pajtoheni.
Në punë është më mirë të mos bini në provokimet e xhelozëve.

Peshqit-Nëse ka diçka që nuk ju bën të ndiheni mirë në çift flisni me partnerin tuaj.
Në punë ngritja në detyrë është afër.

Të ngjashme