Astrologu Paolo Fox ju uron gëzuar Krishtlindjet me këto parashikime

1 muaj më parë

Dashi-Në dashuri ka pak nervozizëm në këtë ditë Krishtlindjesh, kujdes.
Për pjesën tjetër, lini mënjanë mendimet tuaja për punën dhe shijoni këtë ditë me familjen tuaj.

Demi-Në dashuri jeni të etur për të pushtuar personin që ju pëlqen dhe me vendosmërinë e duhur do t’ia dilni mbanë. Në punë bëhuni gati sepse ndryshimet janë afër.

Binjakët-Në dashuri ndjeni pak distancë nga partneri juaj edhe nëse janë Krishtlindje.
Në punë ka ardhur momenti që të bëni pak pushim.

Gaforrja-Kini kujdes në dashuri sepse mund të ketë keqkuptime me partnerin tuaj. Në punë, bëni pak pushim.

Luani-E dini çfarë?
Sot shijoni gjysmën tuaj më të mirë dhe bëni një pushim nga puna në çdo kuptim.

Virgjëresha-Në këtë ditë Krishtlindjesh do të përjetoni emocione të bukura ndaj lëreni veten.
Në punë jeni në një fazë të krijimtarisë së madhe, por sot është Krishtlindje, ndaj mbani idetë tuaja për javën e ardhshme.

Peshorja-Ka pak lodhje në këtë ditë Krishtlindjesh dhe gjithashtu pak kënaqësi. Në punë? Më mirë mos e teproni.

Akrepi-Sot do të mund t’i ndani Krishtlindjet me të dashurit dhe ju duhej pikërisht kjo. Në punë po vijnë lajme të mira, bëhuni gati.

Shigjetari-Ky qiell i bukur për dashuri dhe në punë është koha e duhur për të bërë një hap të madh në cilësi.
Tani që janë Krishtlindjet, përpiquni ta shijoni ditën me familjen tuaj edhe nëse është gjithmonë shumë e vështirë për ju të qëndroni të qetë.

Bricjapi-Yjet e sotëm flasin për emocione të forta dhe këto Krishtlindje do të mbeten të paharrueshme.
Një fazë e re mbërrin në punë që do t’ju lejojë të demonstroni vlerën tuaj për të gjithë.

Ujori-Në këtë ditë pasioni do të ngrihet në qiell, më mirë se çdo herë tjetër.
Konfirmimet e mira vijnë në punë.

Peshqit-Në këtë ditë do të mund të ndiheni të qetë dhe plot dashuri.
Keni shumë nevojë të ishit me familjen.
Në punë, një kapitull i ri fillon vitin e ardhshëm dhe ju kishit shumë nevojë për të.

Të ngjashme