Lifestyle
Astrologu Paolo Fox ju parashikon fundjavën
3 Qershor, 2022 | 12:02 pm
Dashi-Kushtojini vëmendje kësaj dite sepse është paksa e veçantë dhe ju shtyn të gërmoni në të kaluarën. Në punë ka tensione të forta dhe mund të keni filluar të mendoni se diçka duhet rishikuar.
Demi-Sot yjet po flasin për emocionet dhe nëse këto kohët e fundit ka pasur disa probleme, do të arrini t’i zgjidhni. Mund të ketë kthesa interesante në punë, sidomos për profesionistët e lirë.
Binjakët-Sot është një ditë ideale për të sqaruar atë që po ndjeni.
Ju do të jeni në gjendje të gjeni përgjigje për dyshimet tuaja dhe në punë Jupiteri të jep një dorë ndihme.
Gaforrja-Nëse keni pasur probleme në dashuri kohët e fundit shkoni më tej.
Në punë duhet të jeni të duruar sepse ka diçka që duket se nuk po shkon siç duhet.
Luani-Në dashuri ka pak nervozizëm në ajër por duhet të ruash qetësinë .
Ka shumë risi në punë dhe ka edhe mundësi për të dalë më i miri.
Virgjëresha-Jupiteri nuk është më kundër jush prandaj drita jeshile ndizet për emocionet. Në punë jeni në një moment pauze por lajmet do të vijnë së shpejti.
Peshorja-Në dashuri ka një krizë dhe nëse nuk jeni të lumtur mund të mbyllni gjithmonë një histori dhe të filloni një tjetër. Është një kohë përtese në punë, por mos u ndalni.
Akrepi-Ka një përmirësim të bukur në këtë ditë nga pikëpamja emocionale, përfitoni nga kjo. Në punë bëni lëvizjen e parë për një blerje sepse është dita e duhur.
Shigjetari-Në dashuri nëse jeni ende beqarë do të gjeni shumë shpejt personin e duhur. Në punë, të gjitha projektet e reja duhet të përfundojnë deri në fund të muajit.
Bricjapi-Situata e dashurisë është paksa e sheshtë por lajmet nuk do mungojnë të vijnë.
Në punë jeni në pritje të një ndryshimi dhe ai do të vijë shumë shpejt.
Ujori-Sot mund të ketë një moment krize në çift por mos u shqetësoni, vetëm një debat kalimtar. Në punë do ju duhet të merrni një vendim të rëndësishëm.
Peshqit-Sot mund të keni një takim shumë të rëndësishëm. Në punë jeni gjithmonë në limit të afatit, por ky angazhim dhe stres do të shpërblehet.