Lifestyle
Astrologu Paolo Fox e mbyll këtë javë me këto parashikime
1 vit më parë

Dashi-Hëna në shenjë e bën këtë të diel vërtet intriguese për dashurinë. E kaluara mund të lihet pas për të filluar nga e para me një partner të ri. Në punë ka mundësi të reja për t’u kapur në fluturim.
Demi-Dashuria po ecën mirë, por ju duhet t’i jepni dorën fatit herë pas here ndaj përpiquni të frekuentoni vende të reja nëse jeni ende beqarë. Në punë vlerësoni mirë propozimet e reja përpara se t’i pranoni verbërisht.
Binjakët-Hapuni më shumë në dashuri, sepse edhe nëse nuk e dini është dikush që ju pëlqen. Ka disa dyshime në punë por shumë shpejt do të zgjidhet. Mbani qetësinë.
Gaforrja-Në dashuri gjithçka përforcohet falë hënës së favorshme. Në punë ka ardhur koha për t’u qetësuar, periudha kaotike ka përfunduar.
Luani-Hëna ju mbështet, ndaj është koha ta zyrtarizoni historinë tuaj të dashurisë. Në punë jeni gjithmonë pak në ankth por shumë shpejt do të arrini rezultate të shkëlqyera.
Virgjëresha-Hëna është e kundërt ndaj kini kujdes nga marrëdhëniet me partnerin tuaj të cilat mund të jenë problematike. Në punë mos u fiksoni me projekte afatshkurtra, shikoni përtej.
Peshorja-Hëna është përballë ndaj vëmendje maksimale në dashuri, mund të ketë grindje. Një moment i mirë vjen në punë por kulmi do të jetë në vjeshtë.
Akrepi-Hëna së shpejti do të jetë në shenjën tuaj, kështu që më mirë lini veten të shkoni te emocionet. Në punë ka disa probleme ekonomike por asgjë të pazgjidhshme.
Shigjetari-Hëna ju mbështet bashkë me Jupiterin ndaj mos kini frikë ta lini veten të lirë në dashuri. Në punë, kushtojini vëmendje prioriteteve dhe për momentin ndoshta do të ishte më mirë të bënit një pushim.
Bricjapi-Në dashuri duhet të qëndroni të qetë sepse trazimi i ujërave edhe më shumë nuk do të ndihmonte shumë. Në punë do e filloni nga e para por gjithçka do jetë për të mirë.
Ujori-Qielli premton mirë në dashuri, veçanërisht për çiftet e sapolindur. Nëse jeni në krizë, bëni një pushim. Në punë, mos i refuzoni detyrat e reja.
Peshqit-Jeni mjaft i shqetësuar në këtë periudhë por tashmë në mes të muajit do jetë më mirë në dashuri. Në punë është Marsi i cili ndihmon për të rikuperuar energjitë në mënyrën më të mirë të mundshme.