Kryefjala Logo

Astrologu Paolo Fox dhe parashikimi i yjeve vetëm për ju

9 Gusht, 2022 | 1:21 pm

Dashi-Sot do të ishte më mirë t’i jepni fund të gjitha shqetësimeve tuaja për dashurinë dhe ta shijoni këtë ditë në qetësi.
Në punë prisni disa surpriza të mëdha.

Demi-Në dashuri ka pak konfuzion por duhet të përpiqeni të kuptoni se çfarë kërkoni në të vërtetë.
Në punë, merrni ditët tuaja për të qetësuar mendjen.

Binjakët-Jeni afër pushimeve ndaj shtrëngoni pak më shumë dhëmbët në punë edhe nëse jeni shumë të lodhur.
Në dashuri është dikush që ju mbron dhe ju jep emocione të bukura.

Gaforrja-Po rikuperoheni nga një periudhë negative në dashuri.
Në punë jeni pak të lodhur dhe me humor të keq, por duhet të përpiqeni ta largoni këtë ndjenjë dhe të punoni shumë për të realizuar projektet tuaja.

Luani-Kjo javë ka nisur më mirë se e kaluara edhe nëse ka ende shumë gjëra për të bërë.
Ti do të mund të shkosh larg, thjesht duhet të kesh pak më shumë besim te vetja.

Virgjëresha-Ka ardhur koha t’i kushtoni pak më shumë kohë dashurisë dhe njerëzve që tregojnë se duan të jenë me ju, jo atyre që shkojnë e vijnë.
Në punë gjithçka po shkon mirë por ndoshta ju duhet të bëni disa ditë pushim.

Peshorja-Në dashuri mos u mendoni shumë por hidheni veten sepse nëse janë ferra do të lulëzojnë lule.
Në punë kujdes nga disa probleme të papritura por asgjë serioze.

Akrepi-Sot jeni më pozitivë se zakonisht me një dritë të bukur në sytë tuaj. Përdoreni këtë për të qenë me njerëz që ju duan ose për të njohur dikë të ri.

Shigjetari-Gjërat në dashuri kanë filluar të përmirësohen. Duke larguar ankthin dhe stresin do të mund të bëni gjëra të mëdha. Në punë nuk ka lajme por gjithsesi gjithçka do ecë në mënyrën më të mirë.

Bricjapi-Kjo është koha e zgjedhjeve.
Ju duhet të shikoni brenda dhe të kuptoni se në cilin drejtim të shkoni si në dashuri ashtu edhe në punë.
Është në rregull të bëni një pushim por duhet të jeni pak më të organizuar.

Ujori-Ju keni kaq shumë projekte të reja biznesi në dorë që mezi prisni t’i përfundoni.
Në dashuri bëni diçka të këndshme për në fundjavë.

Peshqit-Flirtit të verës tashmë po i vjen fundi por ju e dinit që kjo dashuri do të ishte vetëm kalimtare.
Në punë duhet të vazhdoni ta ruani vendin tuaj aq të dashur nga të tjerë

Të ngjashme