Lifestyle
Astrologu Paolo Fox dhe parashikimet e tij të pagabueshme
8 Korrik, 2022 | 12:02 pm
Dashi-Kjo ditë nis pak ngadalë por ndonjëherë ndodh edhe kështu . Më mirë të mos shqetësoheni as në jetën private, as në punë ku mund të ketë ndonjë shqetësim.
Demi-Shikoni përreth nëse jeni beqarë pasi mund të keni një takim interesant. Në punë ka disa ndryshime që mund t’ju destabilizojnë.
Binjakët-Jeni plot energji dhe dëshironi të ndani më shumë me partnerin tuaj. Në punë, profesionistët e lirë kanë një avantazh dhe mund të fillojnë bashkëpunime të reja.
Gaforrja-Në dashuri ka ardhur koha të flisni qartë dhe të thoni atë që mendoni. Në punë po mundoheni të filloni nga e para por propozimet e reja duhen vlerësuar me kujdes.
Luani-Dita e sotme po vijon me energji të mirë dhe dashuria është e privilegjuar. Për sa i përket punës, marrëdhënia me kolegët është forca juaj e vërtetë, vazhdoni ta rrisni atë.
Virgjëresha-Dëshira për të dashuruar rikthehet sot, pasi e kishit humbur së fundmi për shkak të stresit të punës. Nga pikëpamja profesionale jeni të lodhur, por do të vijë një kënaqësi e madhe.
Peshorja-Në dashuri do të ishte më mirë të mos rrezikonit me lëvizjet e nxituara, fillimisht përpiquni të kuptoni se me kë jeni përballë. Në punë vjen mundësia për të nisur bashkëpunime të reja.
Akrepi-Nëse jeni beqarë, hapuni dhe filloni të shikoni përreth sepse jeni të parezistueshëm këto ditë. Megjithatë në punë është më mirë të ruani veten dhe të shmangni zënkat me kolegët.
Shigjetari-Në dashuri ka diçka që nuk shkon dhe duhet ta flisni me partnerin tuaj. Në punë dëshira për cabiamento është e madhe, por gjithçka mbetet në ndërprerje për momentin.
Bricjapi-Në dashuri do të dëshironit të kishit dikë më proaktiv pranë jush, por për momentin nuk është kështu. Në punë ka të reja që do ju bëjnë të bëni një hap të madh në cilësi.
Ujori-Në dashuri ata që janë beqarë do mund të shfrytëzojnë më shumë mundësi për të përjetuar emocione të bukura. Në punë negociatat duhet të mbyllen sa më shpejt.
Peshqit-Nëse është njëri që të pëlqen, shko! Mos kini frikë. Në punë, kërkoni pak më shumë stabilitet, por së shpejti do të vijë edhe ajo së bashku me mundësi të reja.