Kryefjala Logo

Astrologu Paolo Fox dhe parashikimet e secilës shenjë për ditën e sotme

4 Tetor, 2022 | 10:43 am

Dashi-Në dashuri duhet të përpiqeni të kuptoni se në cilin drejtim ju rreh zemra. Në punë bëni më të mirën dhe nëse punoni me dikë që nuk dëshiron të bëjë asgjë, largojeni nga planet tuaja.

Demi-Për ndjenjat ky është një mëngjes shumë interesant për ta shijuar në maksimum.
Një lajm interesant është rrugës për në punë.

Binjakët-Me hënën në këtë ditë mund të përjetoni emocione të bukura dashurie.
Në punë mos kini siklet të thoni fjalën tuaj.

Gaforrja-Në dashuri ky është një mëngjes mjaft i egër dhe në punë do të ishte më mirë të përballeshit menjëherë me problemet.

Luani-Energjinë e bukur që keni sot, investojeni edhe ne dashuri dhe jo vetëm në punë.
Në punë gjërat më në fund kanë filluar të duken mirë.

Virgjëresha-Me hënën në krah dashuria mund të shkëlqejë si kurrë më parë.
Në punë do arrini të përfundoni të gjitha projektet tuaja.

Peshorja-Sot flitet për një ndalesë të vogël emocionale, por asgjë të pazgjidhshme. Në punë mos u frikësoni dhe kujdes nga shpenzimet e parave.

Akrepi-Në dashuri duhet t’i përballojmë pa frikë debatet e çiftit.
Në punë ka ende disa dyshime por asgjë për t’u shqetësuar.

Shigjetari-Këto muaj që do të vijnë janë shumë të rëndësishëm për ndjenjat dhe në punë do mund të filloni nga e para.

Bricjapi-Në dashuri ka disa dyshime për t’u sqaruar dhe pak kaos në jetën intime.
Në punë situata është e ngjashme por e rëndësishme është të mos bëni zgjedhje të rrezikshme.

Ujori-Nëse je me një këmbë në dy këpucë do të duhet të bësh një zgjedhje.
Qëndroni të qetë në punë.

Peshqit-Në dashuri ka ardhur koha të përballeni me problemet dhe t’i shuani ato.
Në punë do arrini t’i kryeni me qetësi të gjitha angazhimet.

Të ngjashme