Lifestyle
Astrologu Paolo Fox dhe parashikimet e ditës së enjte
16 Qershor, 2022 | 2:13 pm
Dashi-Tregohuni të kujdesshëm në dashuri, sepse rrezikoni disa grindje me partnerin tuaj. Në punë çdo gjë duket më e vështirë se zakonisht por zgjidhjet do të vijnë shumë shpejt.
Demi-Hapuni për takime të reja sepse yjet janë në anën tuaj sot. Në punë dita është ideale për të bërë kërkesa.
Binjakët-Mos u mbyllni në shtëpi sepse mund të keni një takim të veçantë sot. Në punë, ndiqni instinktet tuaja dhe çoni idetë tuaja përpara pa shikuar pas.
Gaforrja-Nuk është një periudhë e mirë për dashurinë por me pak durim do të kalojë. Në punë duhet të bëni më shumë përpjekje.
Luani-Në dashuri ka dyshime ndërsa në punë mund të jetë koha për të hedhur atë hap në boshllëkun që ju frikëson, por që do t’ju çojë larg.
Virgjëresha-Mos kini frikë nga ndryshimet në dashuri, sepse ato nënkuptojnë se marrëdhënia juaj po rritet. Në punë do ju duhet të merrni vendime të rëndësishme.
Peshorja-Në dashuri duhet të kemi kujdes që të mos bëjmë hapa të rremë. Në punë do ketë një mënyrë për të zgjidhur një problem që ju shqetëson prej disa kohësh.
Akrepi-Merrni një ditë për të reflektuar për gjithçka që nuk funksionon në dashuri. Në punë jo gjithçka është e thjeshtë por duhet të angazhoheni dhe të përballeni edhe me problemet e vogla .
Shigjetari-Keni një dëshirë të fortë për t’u dashuruar, por në këtë moment ndiheni pak të vetmuar. Në punë, periudha është mjaft stresuese.
Bricjapi-Prisni lajme të mira përpara fundjavës që mund të ndryshojnë planet tuaja. Në punë mund të hidhni hapin drejt një projekti të ri që do të menaxhohet në mënyrë të pavarur.
Ujori-Fundjava nuk do të jetë më e mira ndaj shijoni këtë ditë qetësie. Në punë, kushtojini vëmendje diskutimeve me shefat dhe kolegët.
Peshqit-Së shpejti do të vijnë konfirmimet e bukura të dashurisë dhe punës, fokusohuni në atë që dëshironi të bëni dhe atë që doni.