Lifestyle
Astrologu i famshëm Paolo Fox ju këshillon për mbrëmjen e së shtunës
14 Maj, 2022 | 2:51 pm

Dashi-Për shkak të ankthit dhe stresit që jeni duke kaluar,dashuria ndodhet në pozicione delikate.Përqëndrohuni tek ajo që keni në dorë dhe bëjani qefin partnerit sonte me një darkë jashtë.
Demi-Kush ka kohë në një lidhje nuk duhet të shqetësohet për asgjë,sonte qëndroni më mirë në shtëpi.
Të vetmet probleme që mund të keni janë në punë.
Binjakët-Dëgjoni veten kur flisni në lidhjen tuaj se ndonjëherë e bëni pa u menduar fare dhe ofendoni partnerin.
Një festë ku jeni ftuar do ndryshojnë shumë gjëra .
Gaforrja-Situatat që nuk i shpjegonit dot në dashuri do të marrin përgjigjen më në fund rreth mbrëmjes kur të flisni me prartnerin.
Rrini afër dikujt që i jeni larguar kohët e fundit.
Luani-Jepi pak energji dhe mund dashurisë së lodhur që po përjetoni,organizoni pa mbaruar fundjavën një arratisje të vogël.
Virgjëresha-Nëse qëndroni larg kaosit mund t’i zgjidhni gjërat në dashuri.
Një gotë verë do thotë shumë të vërteta
Peshorja-Problemet në lidhjen tuaj do largojnë qetësinë që keni pasur deri sot në dashuri.Parandaloni debatin duke i dhënë partnerit një mbrëmje shumë romantike.
Akrepi-Silluni më ngrohtë me partnerin se nuk ka faj kur ju thotë se jeni i shpërqëndruar.
Një dhuratë ose një dedikim do të rregullonte gjithçka
Shigjetari-Qetësia për përballimin e situatave të caktuara është i duhuri ndaj vazhdoni me këtë ritëm.
Sonte ftoni partnerin në shtëpinë tuaj.
Bricjapi-Ndjeni dyshime në dashuri dhe i shikoni gjërat me dyshim.Partneri ju do vërtet ndaj shpreheni edhe ju pak dashurinë.
Ujori-Janë ditët më të rëndësishme kto për dashurinë ndaj lini pas debatet e së shkuarës.
Mos humbisni kohë por zbukurohunk sonte dhe dilni në qytet.
Peshqit-Çfarë është e juaja do ta gjejë rrugën për t’ju gjetur.Lidhja juaj shkon mirë por i mungoj pasioni ndaj ndizni motorrët dhe falini partnerit një natë të paharrueshme.