Lifestyle
Aspirin dhe Supradyn triumfojnë në Kanë
1 vit më parë

Festivali Ndërkombëtar i Kreativitetit, Cannes Lions është një nga aktivitet më të rëndësishme, në rang global, dedikuar departamenteve krijuese të komunikimit, reklamave, dhe fushave të tjera të ngjashme. Konsiderohet si aktiviteti më i madh i industrisë së reklamave dhe komunikimeve krijuese.
Dy nga markat e kompanisë gjermane Bayer, Aspirin dhe Supradyn, të cilat vijnë në Shqipëri ekskluzivisht nga kompania Delta Pharma, kanë fituar çmimin Luanët e Bronztë. Fushatat e Aspirin dhe Supradyn, nuk janë thjeshtë fushata marketing dhe promovuese, ato ofrojnë informacione dhe edukim shëndetësor, shumë të nevojshëm për njerëzit në mbarë botën.
Në Brazil, Bayer shfaqi Aspirinën si një domosdoshmëri për kujdesin vetjak, e krijuar për t’u ruajtur në xhepin e vogël dhe misterioz të xhinseve tuaja.
Supradyn ndërmori Fushatën “Testimi i memorjes”, e krijuar për të nxjerrë në pah paragjykimet gjinore, por e maskuar si një test memorie, që zhvillohej në internet. Qëllimi i kësaj fushatë është për të ndihmuar njerëzit të bëhen më të vetëdijshëm përsa i përket paragjykimeve të tyre të pavetëdijshme.
Probabiliteti për të fituar çmimin Luanët e Bronztë të Kanës është vetëm 1.7%, gjë që i jep më shumë vlerë nismave të kësaj natyre, si dhe vetë markave Aspirin dhe Supradyn, të cilat mund t’i gjeni në çdo farmaci, sjellë nga Delta Pharma.