Kryefjala Logo

Askush më mirë se astrologu Paolo Fox në parashikimin e yjeve sot

23 Gusht, 2022 | 10:22 am

Dashi-Jeni pak nervoz dhe po bëni shaka që mund të mërzitin ata që ju rrethojnë. Në punë përpiquni të mos bëni polemika por të gjeni pak qetësi

Demi-Yjet janë në anën tuaj por në dashuri duhet të sqaroni një muhabet.
Në punë dielli është i favorshëm dhe diçka ka filluar të lëvizë

Binjakët-Takimet e reja mos i nënvlerësoni, por përfitoni prej tyre.
Në punë gjithçka varet nga ju dhe nga ajo që dëshironi,asnjë pengesë në rrugë

Gaforrja-Në dashuri përpiquni të zgjidhni një problem sepse nuk mund të gjeni ekuilibrin e duhur.
Në punë nuk është koha e duhur për ide të reja.

Luani-Në dashuri,partneri po përpiqet të flasë, të sqarojë diçka që nuk shkon.
Në punë nuk ju mungojnë idetë dhe java e ardhshme do të jetë vendimtare

Virgjëresha-Hëna është në anën tuaj, kështu që dashuria vazhdon me ritëm të plotë.
Në punë ditët janë të bukura sidomos nëse keni në mendje një projekt të ri.

Peshorja-Hëna është larg jush, ndaj kini kujdes për vonesat në sferën sentimentale.
Në punë, nuk po lëviz asgjë, po të organizosh ti diçka të bukur?!

Akrepi-Në dashuri është më mirë të lironi mendjen duke u larguar për pak kohë.
Në punë mendoni tashmë për shtatorin se ju pret diçka e madhe.

Shigjetari-Fundi i muajit do të jetë unik për dashurinë.
Në punë nuk mungojnë lajmet dhe projektet e mëdha.

Bricjapi-Hëna është ende në kundërshtim në dashuri prandaj mundohuni të jeni të duruar.
Në punë mos debatoni por largoni sa më shumë polemikat.

Ujori-Në dashuri bëni kujdes nga marrëdhëniet me të lindurit në shenjën e Dashit.
Në punë duhet të jeni të durueshëm për sa i përket sferës ekonomike.

Peshqit-Takimet e reja do të marrin jetë në mbrëmje, përpiquni të lini veten të lirë në kënaqësi .
Në punë periudha interesante do trokasë në vjeshtë.

Të ngjashme