Lifestyle
Askush më mirë se astrologu Paolo Fox në parashikimin e shenjës tuaj
6 Shtator, 2022 | 10:07 am
Dashi-Ka një hënë të re që sjell pak nervozizëm në jetën private ndaj vëmendje maksimale.
Në punë lërini vend marrëdhënieve me kolegët dhe bëni plane për të ardhmen.
Demi-Kjo ditë nis me një pozitivitet të bukur për t’u investuar në dashuri.
Në punë mund të ketë disa pengesa për të kapërcyer.
Binjakët-Ju ndjeni nevojën për ndryshime në dashuri por edhe në jetën profesionale. Jeni të shqetësuar dhe mezi prisni të jeni në gjendje të shprehni potencialin tuaj.
Gaforrja-Në dashuri keni hënën e kundërt që krijon disa shqetësime dhe disa ndryshime të padëshiruara vijnë në punë.
Luani-Jepi drejtim në dashuri përpara se të filloni një lidhje të re dhe në punë mund të ketë bashkëpunime dhe ndryshime të reja sidomos të kolegëve.
Virgjëresha- Afërdita është në shenjën tuaj dhe sjell një dozë të mirë energjie pozitive në dashuri.
Në punë duhet të vazhdoni të angazhoheni.
Peshorja-Sot është një ditë shumë e qetë për t’ia dedikuar relaksimit dhe reflektimit .
Merrni pak kohë për veten tuaj për të kuptuar se në cilin drejtim dëshironi të shkoni.
Akrepi-Nëse jeni beqarë mund të përdorni ndikimin e yjeve për të bërë lëvizjen e parë me dikë që ju pëlqen.
Në punë po ecni mirë pavarësisht disa vonesave të vogla.
Shigjetari-Përmirësimet do të vijnë në sferën sentimentale por mos prisni mrekulli. Në punë kujdes nga diskutimet e mundshme me shefat.
Bricjapi-Ka disa diskutime për dashurinë për t’u përballur sot dhe në punë është më mirë të mbani larg nervozizmin tuaj.
Ujori-Ka zgjidhje për problemet e dashurisë por edhe për ato financiare. Ankthi që po ju mundonte më në fund po ikën.
Peshqit-Ju jeni paksa kritik nga natyra dhe sot do jeni edhe më shumë por përpiquni të mos e teproni.
Ka një lodhje të madhe por duhet të mbani kontrollin.