Kryefjala Logo

Askush më mirë në parashikimin e yjeve se astrologu Paolo Fox

6 Tetor, 2022 | 10:49 am

Dashi-Ka pak pasiguri edhe në dashuri që shoqërohet me nervozizëm.
Mundohuni të jetoni gjithçka me më shumë qetësi.
Në punë prisni ndryshime veçanërisht nëse punoni me publikun.

Demi-Hëna nuk ju mbështet sot ndaj vëmendje në dashuri sepse do humbisni nëse debatoni.
Në punë mundohuni të tregoheni më bujarë me kolegët.

Binjakët-Këtë ditë ju shohim pak poshtë si të dashuruar.
Në punë angazhimet janë gjithmonë të shumta por nuk mungon kënaqësia.

Gaforrja-Në dashuri duhet të ecësh përpara dhe të shikosh nga e ardhmja. Në punë hëna nuk ndihmon shumë dhe sjell disa vështirësi.

Luani-Kjo ditë është shumë e bukur për ndjenjat që kohët e fundit i keni neglizhuar pak.
Kreativiteti po rritet në punë.

Virgjëresha-Në dashuri ka diçka që nuk funksionon dhe duhet të kuptosh se çfarë. Kujdes në punë sepse nuk do jetë një ditë shumë e lehtë.

Peshorja-Sot keni një dëshirë të madhe për të dashuruar kështu që hidhuni të lirë tek emocionet.
Në punë mund të ketë pengesa të vogla por do arrini t’i kapërceni në mënyrën më të mirë.

Akrepi-Sot jeni veçanërisht nervozë e sidomos në dashuri.
Në punë është më mirë të shtyni vendime të rëndësishme.

Shigjetari-Nëse është dikush që ju pëlqen, tregoja pa shumë mendime.
Në punë tregohuni të vendosur në veprimet tuaja dhe të tjerët do ju ndjekin.

Bricjapi-Dashuria kohët e fundit ka qenë paksa e zymtë dhe nëse jeni ende i lidhur me një person , do t’ju duhet të bëni një zgjedhje.
Ka kaq shumë rrëmujë në punë saqë ju këshillojmë të merrni kohën tuaj për të kuptuar se çfarë të bëni.

Ujori-Sot ka një pengesë në dashuri por do të kalojë.
Në punë gjithçka duhet të fillojë nga e para.

Peshqit-Deri në fundjavë do të keni mundësi të përjetoni shumë emocione.
Në punë nëse po kërkoni të ndryshoni diçka mund t’iu vijë mundësia së shpejti.

Të ngjashme