Kryefjala Logo

Arsyet pse nuk duhet ti falni njerëzit shumë lehtë

15 Maj, 2022 | 11:49 am

Faljen na e kanë mësuar si “shpëtimtarin” më të mirë, por anashkalojmë faktin se kur praktikojmë dashurinë ndaj vetes duhet të shkojmë drejt një rruge shëruese e cila mbart brenda edhe inatin.

Kur ndihesh keq nga një tradhëti dhe nga dhimbja që ju ka shkaktuar dikush, falja nuk është me patjetër hapi i parë drejt shërimit.

E vërteta është se ajo kalon nëpër disa faza si zemërimi, refuzimi, pranimi dhe në fund falja.

1-Mund të përfundoni gjithmonë të lënduar
Kur ti i fal njerëzit për gjithçka ata mund të mendojnë se falja juaj nuk kushton asgjë dhe në të njëjtën mënyrë do të trajtojnë edhe ndjenjat tuaja në mënyrë të përsëritur.

2-Do shtypni ndjenjat që dhembin ende
Nëse ju pranoni faljen e dikujt kur akoma nuk i keni treguar se çfarë dëmesh ju ka shkaktuar në shëndetin mendor,është njësoj si të nënvlerësoni dhimbjen që keni kaluar.

3-Do merrni një trajtim jo të mirë
Më e pakta që mund të bëni nëse falni shumë lehtë është t’ja bësh të ditur sa të kanë lënduar .

Të ngjashme