Lifestyle
Arsyen e ndarjes e keni para syve dhe nuk e shikoni
2 Maj, 2022 | 11:24 am
Psikologët tregojnë se është një shenjë të cilën shumica e çifteve e injorojnë, por është ajo që ju çon drejt ndarjes nëse nuk i kushtoni vëmëndjen e duhur.
Po flasim për qëllimet që nuk përputhen.
Çfarë janë ato?
Lidhja juaj mund të ketë qenë e përsosur kur të dy keni qenë të rinj dhe pa obligime por gjërat ndryshojnë kur fillon karriera dhe ndërtimi i së tashmes për të ardhmen.
Kështu ndjenjat tuaja fillojnë të ftohen sepse këndvështrimet fillojnë të ndryshojnë.
Plane dhe harmoni të përbashkët mund të ndërtoni vetëm nëse pikëpamjet tuaja në jetë janë njësoj ose të paktën të ngjashme.
Duhet të ndani mendime të njëjta në tema të rëndësishme si planifikimi familjar, ndarja e punëve ,edukimin e fëmijëve,vlerat morale dhe si e shpenzoni lekun
Kur mendimet tuaja ndryshojnë të jeni të sigurt se mundësitë janë të mëdha se nuk mund ta shmangni ndarjen sado kohë të kalojë.