Kryefjala Logo

Arsyeja e thjeshtë pse bjondet bëjnë më shumë karrierë se brunet

21 Shtator, 2021 | 11:40 am

“Lufta” mes biondeve dhe bruneve ka ekzistuar dhe nuk do të përfundojë asnjëherë me sa duket. Mes tyre, nuk është vetëm një çështje bukurie, por edhe zgjuarsie, intelekti, apo karriere. Bazuar në bindjen e krijuar prej kohësh, femrat bionde janë të bukura, por jo shumë të zonjat nga ana e intelektit. Ndonëse ngjyra e tyre e flokëve nuk mund të ndikojë në kapacitetin e tyre mendor, ndoshta të gjithë janë mësuar të mendojmë gjithmonë diçka të tillë… por në fakt mund të mos jetë e vërtetë. Sipas një studimi kanadez të zhvilluar nga “University of British Columbia”, femrat bionde në raport me brunet kanë më shumë mundësi për të bërë karrierë dhe të drejtojnë një kompani si dhe mund të marrin poste të pushtetshme. Arsyeja është e thjeshtë, biondet duken më të reja se bashkëmoshataret e tyre brune dhe si rrjedhojë duken më të gatshme për të marrë poste të larta, në raport me koleget e tyre brune ose meshkujt.

Më konkretisht rezultoi se 48% e drejtueseve e të kompanive amerikane janë bionde, ashtu si 35% e politikaneve dhe drejtueseve në universitete. Kështu që ka ardhur momenti që të ndryshohet mendimi lidhur me biondet, ngjyra e tyre e flokëve nuk mund të konsiderohet më si sinonim i idiotësisë apo naivitetit.

Të ngjashme