Lifestyle
Alternativat me risk të reduktuar: cilat janë metodat për reduktimin e dëmit të duhanit?
18 Mars, 2022 | 11:41 am
Duhani është i dëmshëm për shkak të djegies. Rreth 6 mijë kimikate, nga të cilat 100 të vërtetuara shkencërisht se janë të dëmshme ose potencialisht të dëmshme, çlirohen bashkë me tymin sa herë duhani ndizet, me temperaturë të lartë.
Ndërkaq, nikotina, ndonëse mund të shkaktojë varësi, nuk është shkaktar kryesor i sëmundjeve që lidhen me pirjen e duhanit. Për shkencëtarët e reduktimit të dëmit, është e qartë se problemi thelbësor i duhanit qëndron tek djegia. Duke eliminuar djegien dhe duke shmangur kësisoj tymin, janë krijuar alternativat pa tym, të cilat për shumë ekspertë të shëndetit publik paraqesin një dritare shpresëdhënëse në aspektin e reduktimit të dëmit.
Produktet me ngrohje
Këto pajisje novatore janë një kategori relativisht e re në produktet alternative të duhanit. Ato janë krijuar me parimin e ngrohjes, që do të thotë se shmangin totalisht procesin e djegies e për rrjedhojë dhe tymin. Në këtë mënyrë produktet me ngrohje arrijnë të eliminojnë deri 95% të kimikateve të dëmshme që çlirohen nga tymi i cigares.
Këto produkte e ngrohin fijen e duhanit mjaftueshëm për të çliruar nikotinën por pa çliruar tym, vetëm aerosol.
Cigaret elektronike
Cigaret elektronike gjithashtu nuk çlirojnë tym, por mënyra si funksionojnë është e ndryshme. E-cigaret- siç njihen ndryshe- avullojnë një lëng i cili përmban nikotinë, por redukton në mënyrë drastike kimikatet e dëmshme.
Ngjitëset me nikotinë
Ngjitëset me nikotinë kanë qenë ndër alternativat e hershme për terapitë zëvendësuese të nikotinës. Ato ngjiten në krah dhe përcjellin nikotinë në doza të kontrolluara përgjatë ditës.