Lifestyle
“Allure Beauty” kalon kufijtë me Jamber! Mban trajnimin e jashtëzakonshme në Beograd me 120 mjekë
4 Dhjetor, 2023 | 10:12 pm

“Allure Beauty” është klinika estetike mjekësore e cila sjell risitë jo vetëm në Shqipëri por në Ballkan edhe Rajon. Këtë fundjavë doktoresha e “Allure Beauty” Edisa Dece ka mbajtur një konferencë në Beograd
Të ftuar kanë qenë rreth 120 mjekë që kanë marrë pjesë në trajnimin për Jamber dhe Exotkine.
JAMBER
Sustat Jamber janë revolucion i mjekësisë estetike, të cilat kanë përmbajtje proteinike, dhe stimulojnë krijimin e kolagjenit në trupin tuaj. Aplikimi i Jamber bën lifting natyral të menjëhershëm, ndihmon në tendosjen, ritonifikimin e lëkurës, reduktimin e vijave të thella në fytyrë, çarjeve dhe rrudhave , bën korigjimin e asimetrive, rivolumizimin e zonave të cilat humbasin pjesën e dhjamit apo të kolagjenit (shkaktuar këto nga humbja në peshë, nga mosha dhe nga faktorë të tjerë të brendshëm apo të jashtëm). Sustat kanë rezultate të menjëhershme në më pak se 30 minuta kohë trajtimi. Rezultati vjen dhe përmirësohet çdo ditë, kjo është magjia e sustave Jamber. Në ndryshim nga trajtime te tjera me kohë më të shkurtër, benefitet e Jamber zgjasin deri në 5 vite. Pas 5 vjeçarit që ju keni aplikuar këtë produkt nuk do të ndiheni të plakur apo të rrudhur thjesht do të shihni se ka ardhur moment për një riaplikim.Mëposhtë ju prezantojmë me 3 llojet e sustave PDO:–Jamber F: Bën korigjimin e rrudhave dhe është susta e vetme që mund të kombinohet me përdorimin e fillerave pa shkaktuar shkrirjen e tij nën lëkurë.
EXOTOKINE
Exotokina është forma me e pastër e Exosomeve. Fjala e fundit e mjekesisë estetike si dhe e ardhmja e saj. Exosomet janë sinjalizues qelizore qe targetojnë të gjithë problematikat e lekures dhe i riparojne: shenjat post-akne, rrudha, njolla, lekuren e leshuar, pa jetë, poret e zgjeruara etj.
Është terapi e përshtatshme për çdo lloj lëkure.
Ky është trajnimi i parë i relizuar në Beograd nga “Allure Beauty”, por drejtuesja e klinikës Aida Troka, siguron që është vetëm fillimi, sepse emri i “Allure Beauty” do të dëgjohet në të gjithë botën.