allO kompania më e re e krijuar nga një shqiptar në Mynih, mbledh 1.4 milion euro për digjitalizimin e restoranteve

2 muaj më parë

Ndonse gastronomia nuk ka patur vëmendjen e duhur deri më tani, duket se ka ardhur momenti që fokusi të jetë tek ajo.

Kompania e software-it me bazë në Mynih e bashkëthemeluar nga një shqiptar sapo ka siguruar një investim të ri kapitali prej 1.4 milionë eurosh për të revolucionarizuar mënyrën se si funksionojnë restorantet.

allO synon tua bëjë më të lehtë funksionimin restoranteve lokale dhe të ndërtojë një të ardhme digjitale për gastronominë. Në vitet e fundit, bota është bërë gjithnjë e shumë digjtale, restorantet ngadalë por me vendosmëri po ofrojnë mundësira që bazohen në teknologji e që synojnë të përmirësojnë mënyrën e rezervimit, porositë, menaxhimin e ekipit e kështu me radhë.

E themeluar në Mynih në vitin 2020 nga dy studentë emigrantë, kompania allO synon të revolucionarizojë restorantet përmes mjeteve dixhitale. Startup-i në fjalë tani ka siguruar kapital të ri për të zgjeruar si dhe për të ndërtuar produktin. allO ka mision për t’u dhënë restoranteve lokale avantazhet teknologjike që u nevojiten për të konkurruar me zinxhirin e restoranteve, dhe aktorët e njohur në industri – duke sjellë modelin e teknologjisë që përdor McDonald’s në duart e pronarëve të restoranteve të vegjël.

Koncepti i allO u zhvillua nga tre bashkëthemelues që u takuan në Gjermani – dy prej të cilëve, Cancan Liu nga Kina dhe Teodor Rupi nga Shqipëria emigruan në Gjermani kur ishin studentë. Ata takoheshin nëpër restorante për të diskutuar idetë e biznesit ku dhe allO u krijua. Në fakt, ata ndërtuan versionin fillestar të produktit në restorante ku merrnin edhe reagime të drejtpërdrejta nga menaxherët e restoranteve.

Me bazë në Mynih, misioni është t’u japë pronarëve të restoranteve të gjitha mjetet softuerike që u nevojiten në një platformë.
Bëhet fjalë për dhënien e mjeteve të thjeshta dhe aspak të sofistikuara në mënyrë që të përmirësohet eksperienca e klientëve dhe të ardhurat e restoranteve.

Shumica e klientëve të startup-it, janë restorante të cilët janë në pronësinë e emigrantëve, shtylla kurrizore e gjithë hapësirë së restoranteve në total.
Tashmë, me këtë financim, ekipi i ri dëshiron të startojë misionin për t’u bërë zgjidhja kryesore për restorantet e mesme dhe të mëdha. Kapitali do të përdoret për të rritur ekipin dhe për tu zgjeruar më pas në të gjithë Gjermaninë.

Të ngjashme