Lifestyle
‘Akullorja haet edhe kur është ftohtë’:Gjërat që fëmijët tanë bëjnë me gjyshërit
14 Tetor, 2024 | 10:07 am
Çfarë ju vjen në mendje kur dëgjoni fjalën “gjyshër”? Epo, sigurisht rëndësia e rolit që ata kanë në familjet tona dhe në jetën e fëmijëve tanë, apo nostalgjia e lidhur me kujtimet e gjyshërve që ishin thelbësorë në çdo moment të rritjes së tyre.
Nga momentet e bukura të kaluara së bashku e deri tek ato që do të vijnë, pa harruar veset e vogla që, le ta pranojmë, dinë t’i japin! Sipas Raportit PLUS INAPP (Instituti Kombëtar për Analizën e Politikave Publike) 2022, rreth një e treta e gjyshërve kujdesen për nipërit kur prindërit e tyre punojnë, duke menaxhuar herë pas here fëmijët dhe duke ndërhyrë në situata nevoje.
Me pak fjalë, të bësh pa gjyshërit është e pamundur: jo vetëm sepse janë një mbështetje themelore në kujdes , por edhe sepse janë të preferuarit e fëmijëve tanë. Dhe ne kemi mbledhur motivimet e tyre më të mira. Sigurisht, ato mund të jenë të pafundme: pse fëmijët tuaj i duan gjyshërit e tyre? Çfarë bëjnë ata me njëri-tjetrin për ta bërë lidhjen kaq të veçantë? Nga përqafimi më i mirë që mund të merrnin ndonjëherë, tek biskota shtesë që i lejojnë të hanë para se të flenë.
“Kur fle tek gjyshja,shtrihemi pas orës 22:00 dhe ky është sekreti ynë!”-Karlo 6vjeç.
“Çdo të dielë gjyshi më shpie për peshkim,por peshqit thotë se i kthen sërisht në ujë”-Sofia 5vjeç.
“Gjyshja më thotë gjithmonë “Po” edhe kur i kërkoj për të disatën herë si e njohu gjyshin”Tomi 7vjeç.
“Gjyshi nuk mërzitet kurrë!Edhe kur i ha copën e fundit të tortës që ishte e tija”-Viola 8 vjeç.
“Gjyshja ime është magjistare!Ajo më dha një gështenjë magjike ta mbaj në xhep që të mos sëmurem”-Xhoni 9vjeç.
“Me gjyshërit,nëse jam sëmurë,më lejojnë të ha për darkë qumësht me biskota”-Kristian 6vjeç.