Lifestyle
Adidas në Shqipëri, tempulli i veshjeve sportive për të rinjtë dhe gjithë familjen
1 vit më parë

Të gjithë ne përpiqemi të gjejmë veshje sa më komode për në përditshmërinë tonë, e për më tepër me fillimin e shkollës prindërit janë të merakosur për fëmijët e tyre. Sepse kërkojnë tu gjejnë veshjet e përshtatshme. E zgjidhja është shumë pranë jush. Mjafton të vizitoni dyqanet Adidas në Shqipëri.
Adidas ka veshjet sportive që janë pozicionuar në botën e modës nëpërmjet stileve unike.
Madje tani më nuk është çudi të shohim kombinime të kostumeve me atlete casual, streçet me taka apo kostume sportive me pallto.
Ky trend nuk ka kaluar pa u vënë re nga firmat e mirëfillta të modës ndaj nuk është për t’u habitur që Gucci, një nga markat më luksoze në veshje dhe aksesorë, të prezanonte në Javën e Modës në Milano këtë vit një koleksion në bashkëpunim me adidas, brandi ikonik i veshjeve sportive për të krijuar veshje me dizajne emblematike. E ndonse veshjet sportive Adidas janë lehtësisht të kombinueshme zgjidhen të vishen nga të rritur por më së shumti nga të rinjtë.
Në prag të fillimit të vitit shkollor, Adidas prezanton dy modelet e atleteve më “in” për momentin për të gjithë të rinjtë.
ATLETET ADIDAS FORUM
adidas Forum, atletet ikonike të stilit të basketbollit janë rikthyer gati për të ndryshuar lojën. Ato ruajnë detajet klasike të modelit fillestar ku bien në sy pjesa e sipërme prej lëkure tejet elegante dhe sholla e ngritur e cila e çon stilin tuaj në tjetër nivel.
Ky kombinim i prekjes sportive me stilin klasik e ruan të paprekur esencën e modelit orgjinal që u dha famën e sotme.
ATLETET ADIDAS SUPERSTAR
adidas SUPERSTAR, atletet më ikonike të të gjitha kohërave! I kanë veshur legjendat e modës. Yjet e hip hopit u kanë dedikuar këngë. Të gjithëve u pëlqejnë. adidas Superstar paraqet të njëjtën siluetë klasike si silueta fillestare e viteve 70. Dizajni i tyre është inspiruar nga stili i basketbollit dhe vjen në kohët moderne për t’i dhënë ritëm garderobës suaj.
Por sigurisht që nuk mbaron me kaq. Adidas në Shqipëri ka vendosur tu ofrojë 50% ulje për të gjitha çantat, të cilat mund të përdoren për në shkollë, palestër apo dhe në përditshmëri.
Për më tepër: Vizitoni dyqanet adidas dhe kompletoni outfitin tuaj me produktet më cilësore.
Emocionet e fillimit të shkollës marrin nuancat më të bukura me adidas!
#adidas_al