Kryefjala Logo

A jeni gati për parashikimin e astrologut Paolo Fox?

22 Qershor, 2022 | 10:25 am

Dashi-Sot është më mirë të mos i përqendroni të gjitha energjitë tuaja në dashuri, sepse qielli është i pafavorshëm për ndjenjat. Puna do të kërkojë përkushtim por ju mos u trembni.

Demi-Ka ardhur koha për të pastruar zemrën tuaj. Nga pikëpamja e biznesit gjërat shkojnë më mirë.

Binjakët-Kjo ditë është e bukur për dashuri dhe bashkëpunimi me partnerin do të jetë perfekte. Njëfarë kënaqësie fillon të mbërrijë në punë.

Gaforrja-Në dashuri duhet të kuptosh se çfarë dëshiron vërtet. Në punë jeni të respektuar nga të gjithë, kështu që humori i keq është i ndaluar.

Luani-Dashuria nuk po shkon mirë por mos u dekurajoni sepse në punë do ketë shumë kënaqësi.

Virgjëresha-Në punë ka disa tensione dhe edhe në dashuri nuk po shkon shumë mirë ndaj shtrëngoni dhëmbët.

Peshorja-Kini kujdes në dashuri, sepse dikush që e konsideronit vetëm mik mund të bëhet diçka më shumë

Akrepi-Shfrytëzojeni këtë ditë për të bërë diçka të këndshme me partnerin. Puna po ecën mirë por kënaqësitë e vërteta nuk kanë ardhur ende.

Shigjetari-Kjo ditë sjell pak kontrast në dashuri. Prisni lajme të mira në punë, veçanërisht nëse jeni punonjës.

Bricjapi-Energji e pastë sot për t’ju përkushtuar tërësisht dashurisë. Në punë ka ende disa dyshime për t’u sqaruar.

Ujori-Kujdes nga shumë fjalë në dashuri. Puna është ende shumë e pasigurt, por së shpejti do të gjeni zgjidhjen e duhur për ju.

Peshqit-Në dashuri mos mendo shumë, më mirë vepro. Në punë shumë shpejt do të vijë një kënaqësi e madhe.

Të ngjashme