A e dinit se afrodiziaku më i mirë në botë është i paligjshëm?Se

3 muaj më parë

Kur vjen puna për të gjetur një afrodiziak për të shijuar jetën tuaj në dhomën e gjumit, ndoshta keni tendencë të mendoni për ushqimin.
Nuk ka asgjë më joshëse sesa të hapësh një shishe verë ose shampanjë me një të dashur dhe të ndash një vakt apo edhe luleshtrydhe të lyera me çokollatë.
E ndërsa nuk ka asnjë provë të fortë shkencore për të mbështetur idenë se gjëra të tilla si çokollata e zezë, ostriket e detit ose afrodiziakët e tjerë të njohur në të vërtetë funksionojnë, kjo nuk na pengon të provojmë.

Një studim i fundit shqyrton përdorimin e marihuanës se ka përcaktuar që një sasi e vogël e saj mund të veprojë si një afrodiziak i fuqishëm.

Gjysma e njerëzve që morën pjesë në studim raportuan se ndjenin efekte afrodiziake nga pirja e duhanit të paligjshëm.

Dhe një 70% e madhe raportuan se ndjenin “rritje në kënaqësi dhe pasion”.
Thënë kjo kur përdoret cigarja e jashtëligjshme si afrodiziak, shkenca ka treguar gjithashtu se sa më pak është më shumë.
*Ky artikull nuk nxit kurrsesi përdorimin e saj,përkundrazi ju rikujton edhe njëherë se ajo është e dënueshme me ligj në shtetin tonë nëse nuk përdoret me rekomandim nga mjeku ose brenda sasisë që ligji lejon.

Të ngjashme