Lifestyle
A e bën fëmija më të lumtur një çift?
2 vite më parë

Një studim i bërë nga “Paris Economics” ka dalë në përgjigjen se fëmijët i bëjnë më të lumtur çiftet.
Ekipi i studiuesve analizuan afro 1 milion njerëz dhe të gjithë pjesëmarrësit u pyetën në lidhje me jetën e tyre.
Atyre ju kërkua të vlerësonin shkallën e lumturisë nga 1-4 dhe mesatarja ishte 2.95.
Megjithatë i vetmi rast kur një i rritur mund të mos jetë i lumtur është kur duhet të paguajë shumë fatura dhe të shpenzojë shumë para për fëmijën.
Madje studimi doli në përfundimin se fëmijët nën moshën 10 vjeç sjellin më shumë lumturi se ata në moshën 10-15vjeç.
Në anën tjetër prindërit janë më të lumtur kur janë më të rinj se 45 vjeç.
Çiftet e martuara me fëmijë janë më të lumtur se ata që nuk duan të krijojnë familje.
Përgjigjet e këtij studimi mund të jenë të vërteta por jo për çdo çift sepse gjithkush ka prioritete të ndryshme në jetë.