Lifestyle
A duhen treguar ëndrrat që shohim natën?
15 Prill, 2022 | 1:35 pm

Truri në fazën e ëndërrimit përgatitet për më të keqen duke e përjetuar atë situatë. Stresi, ankthi dhe përvojat dramatike rrisin rrezikun për të parë ëndrrat e këqija, si edhe shpesh i shohim ato.
Makthet veprojnë si një realitet virtual në tru, duke riprodhuar skenarët më të tmerrshëm që mund të ndodhin në jetë.
Ne na pëlqen të flasim për ëndrrat sepse në këtë mënyrë ne mund të përgatisim veten për të vepruar në situata të rrezikshme, që mund të ndodhin në të ardhmen.
Ëndrrat tona janë të lidhura me emocionalitetin tonë kështu që rrëfimi ndikohet nga ndjenjat tona.
80 % e ëndrrave përshkruajnë situata të zakonshme.
Informacioni që nuk kuptojmë shpesh mund të nxisë kuriozitetin tonë, veçanërisht në prani të emocioneve të forta.
Nëse ëndrra na ka mësuar një mënyrë për tu marrë me një problem, tregimi i asaj historie do të jetë me interes për dëgjuesin.