Lifestyle
A bëhen xhelozë kafshët shtëpiake për të zotin?
10 Qershor, 2022 | 11:45 am

Nëse keni një qen me siguri e dini që ai është shumë xheloz për ju dhe se nëse ju sheh duke luajtur me një qen tjetër, ai mund të tregojë shenja nervozizmi si tërheqja e zinxhirit ose lehja deri të tërheqi vëmendjen tënde.
Gjithsesi studimet mbi këtë temë janë bazuar kryesisht në atë që pronarët tregojnë në lidhje me të.
Më shumë se 80% thonë se kanë qenë dëshmitarë të skenave të xhelozisë nga miku i tyre besnik.
Ndaj u krye edhe një studim rreth kësaj teme ku rezultoi se ju në fakt nuk keni shpikur asgjë sepse ai me të vërtetë është xheloz për ju.
Pjesa më kurioze është se për të qenë i tillë ai as nuk ka nevojë të të shohë se si luan apo vepron me një qen tjetër, atij thjesht i duhet ta imagjinojë atë.
Një ekip studimi u morr me këtë pjesë duke bërë një test.
Pronarëve iu kërkua të përkëdhelnin një qen të rremë në sytë e qenit të vërtetë, por gjithmonë të pranishëm në kokën e tij.
Qentë kur panë se si pronari po i kushtonte vëmendje një rivali, reaguan duke tërhequr zinxhirin, duke e thirrur atë dhe duke u përpjekur ta arrijnë.
Sjellja e qenve është shumë e ngjashme me tonën,xhelozia e tyre drejtohet kundër atyre që ata i perceptojnë si rivalë të mundshëm shoqërorë dhe shkaktohet edhe kur rivali në fjalë nuk është i dukshëm, por vetëm imagjinarë.