Kryefjala Logo

5 sekrete si të zgjidhni foton për Whatsapp

21 Shtator, 2022 | 12:44 pm

Realiteti material nuk mund të konsiderohet më i shkëputur nga realiteti virtual.
Jeta e shumicës së njerëzve po shkon në dy pista paralele,ajo e jetës së përditshme dhe ajo e rrjeteve sociale.
Përtej emrit, pika e vetme reale e kontaktit mes këtyre dy botëve është vetëm një: Fotografia e profilit!
Sot do t’iu tregojmë si të zgjidhni foton perfekte për aplikacionin tuaj Whatsapp:

1-Jini ju
Profili është i juaji dhe kushdo që e viziton duhet të jetë në dijeni.
Shmangni imazhet tepër të modifikuara veçanërisht nëse jeni në rrjetet sociale për të gjetur punë ose takime romantike. Rreziku është humbja e besueshmërisë. Në qendër të gjithçkaje duhet të jetë fytyra ndaj sigurohuni që ajo të zërë të paktën 60 % të imazhit.

2-Jo logo!
Një këshillë tjetër është të shmangni imazhe si logot.
Nëse duhet të karakterizoni një profil privat është e drejtë që imazhi i profilit të përfaqësojë gjithashtu këtë profil,pra identifikimin e personit.

3-Mos u kamufloni
Ndodh shpesh që vendosim të përdorim si foto profili një imazh në të cilin dukemi shumë të mbuluar.
Syze dielli, kapele, make-up..
Këta janë elementë errësues, të cilët e largojnë vëmendjen nga fytyra juaj dhe rrjedhimisht nga fiziku juaj.
Prandaj, preferohet të fokusoheni në imazhe të qarta, të pambuluara dhe përballë kamerës, në mënyrë që ata që shikoj ë profilin tuaj të duken se ju kanë përballë pikërisht në atë moment.

4-Më mirë vetëm se të shoqëruar
Shoqëria është një gjë e bukur, por jo në fotot e profilit.
Ka hapësirë ​​të mjaftueshme për të hedhur foto me shoqe, të dashurit, miqtë, kafshët shtëpiake e kështu me radhë.
Fotografia e profilit duhet të jetë e juaja dhe vetëm e juaja.

5-Vishuni
Fotoja e profilit nuk lejon një pamje të përgjithshme të trupit tuaj.
Nëse e fokusoni shkrepjen në fytyrën tuaj, por vishni një bust pa rripa, efekti “lakuriq” është pothuajse afër.
Me pasoja të pakëndshme pasi për qëllime pune do të humbisnit të gjithë besueshmërinë profesionale, ndërsa në llojet e tjera të rrjeteve sociale do të linit vend për supozime rreth vetes tuaj.

Të ngjashme