Kryefjala Logo

Marilyn Monroe (më e kopjuara nga femrat shqiptare) vazhdon të shitet shtrenjtë

23 Mars, 2022 | 3:11 pm

Një portret i aktores Marilyn Monroe i pikturuar nga ikona e artit, Andy Warhol, do të dalë në ankand në maj me një vlerë prej 200 milionë dollarësh, e cila do të vendosë një rekord, raporton gazeta Tema.

Vepra, “Shot Sage Blue Marilyn”, është piktura më e shtrenjtë e shekullit të 20-të e shitur ndonjëherë në ankand.

Të gjitha të ardhurat nga shitja do të shkojnë për një fondacion, që kontribuon për përmirësimin e jetës së fëmijëve në mbarë botën.

Aktorja e mirënjohur hollivudiane ka qenë dhe vazhdon të mbetet muzë frymëzimi për vajzat dhe gratë jo vetëm shqiptare por edhe në mbarë botën. Në vitet ‘50 në Shqipëri ka qenë e ndaluar me ligj që gratë të ishin bionde, për arsye se gjatë Luftës së Dytë Botëror vajzat që punonin në shtëpitë publike, ishin bionde për shkak se duhet të dallonin nga pjesa e femrave të tjera të shoqërisë.

Megjithatë Monroe mbetet unike në stilin e saj andaj dhe mbetet një ikonë e padiskutueshme në showbiz.

 

 

Të ngjashme