Zhduken dy motrat shqiptare, një prej vajzave është e mitur

2 vite më parë

Dy motra të një familjeje në Prishtinë janë zhdukur teksa janë parë për herë të fundit duke dalë nga banesa. Familja e cila ndodhet në ankth nuk ka asnjë ide se ku mund të jetë vendndodhja e tyre teksa shprehen se vajzat janë në moshë të vogël ku njëra prej tyre është e mitur e lindur në vitin 2009

Motra e tyre e madhe ka raportuar në Polici humbjen e familjareve të saj teksa kjo e fundit ka nisur hetimet për të zbuluar vendndodhjen e vajzave.

“Hajvali, Prishtinë 17.09.2021-17:30. Ankuesja kosovare ka raportuar se, dy motrat e saj viktimat femra kosovare, njëra e mitur dhe tjetra fëmijë (2009), janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja tyre”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

 

Njësitet policore janë duke hetuar rastin.”

Të ngjashme