Kryefjala Logo

Zbulohen detaje nga pengmarrja në Fier, kunetërit e ngatërruan me hajdut teknikun e lavatrices

8 Shtator, 2021 | 2:39 pm

Zbardhet ngjarja e ndodhur në mëngjesin e sotëm në Fier. Duket se e gjitha ka qenë një keqkuptim ku kunetërit të cilit kishin hequr lirinë të riut prej 2 orësh e kanë ngatërruar atë me hajdut. Në të vërtetë 25 vjecari ishte tekniku i lavatrices.

Tekniku me veglat e tij të punës, ka shkuar pranë shtëpisë ku priste të riparonte lavatriçen, ndërsa aty ka gjetur Erjon Agalliun dhe kunatin e tij, Arben Bletën. Këta të fundit nuk e kanë besuar teknikun, duke e kujtuar si grabitës dhe me forcë e kane mbajtur atë për rreth dy orë në banesë.

Pas 2 oresh sqarime , kunetërit e kanë lënë të lirë teknikun teksa ky I fundit I ka denoncuar në polici.

Të ngjashme