Kryefjala Logo

Zbardhet ngjarja në burgun e Peqinit! Autori mbante armën prej 20 ditësh

16 Dhjetor, 2023 | 4:27 pm

Prokuroria e Elbasani ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në burgun e Peqinit ku Sokol Mjacaj la të vdekur Arben Lleshin dhe plagosi me armë shokun e tij të qelisë, Indrit Shaqaj.

Në vendngjarje janë sekuestruar arma e zjarrit, 5 gëzhoja dhe 2 predha të dëmtuara. Pas vrasjes së Arben Lleshit, Sokol Mjacaj duke kërcënuar me armë punonjësit e burgut është izoluar në ambientet ku bëheshin takimet me familjarët.

Sipas hetimeve, Sokol Mjacaj e ka mbajtur pistoletën brenda qelisë së tij për rreth 20 ditë ndërsa ende nuk dihet sesi ka arritur të fusë armën në ambientet e burgut. Ndaj tij, rëndojnë akuzat për veprat penale të “Vrasja në rrethana cilësuese” nga e cila një e mbetur në tentativë, “Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Kujtojmë se drejtori i burgut të Peqinit dhe 11 punonjës të zinxhirit të komandimit po hetohen për “Shpërdorim i detyrës” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” të parashikuar nga nenet 79/dh, 278/1, 248 dhe 324/a/2 i K.Penal.

Të ngjashme