Kryefjala Logo

Zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore, shkaku i vdekjes të 3 vjeçarit është anastezia

11 Nëntor, 2023 | 2:21 pm

Është zbardhur ekspertiza mjeko-ligjore për vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili humbi jetën disa javë më parë pasi shkoi të marrë shërbim në klinikën private dentare “Splendent” të Roland Xhaxhos dhe Ina Xhaxhos. Djali i vogël, sic u raportua në atë kohë, kishte bërë anestezi totale dhe ishte ndërhyrë për t’i rregullar një numër të madh dhëmbësh, sipas stomatologëve, me infeksion, ndërkohë që familjarët e vogëlushit kanë dëshmuar se ai nuk arriti të zgjohej asnjëherë nga anestezia dhe pasi i dërguan në shtëpi, shkuan në spital, ku edhe Briani ndërroi jetë pas disa orësh.

Cështja, e cila mori edhe vëmendje të madhe mediatike, i kaloi Prokurorisë, ndërsa mjekët po hetohen në gjendje të lirë, ndërkohë që tani është zbardhur edhe ekspertiza mjeko-ligjore që mund të jetë vendimtare për vendimin që do të merret. Sipas ekspertëve, shkak për vdekjen e 3-vjecarit është bërë anestezia, e cila ka sjellë vuajtje qelizore të thellë tek djali.

Më saktësisht, në ekspertizën mjeko-ligjore thuhet:

“1.Në trupin e kufomës së shtetasit Brian Spahiu nga kqyrja e jashtme u konstatua një mbetje plagë kirurgjikale në lekurën e gjoksit, ‘si edhe shenja shpimesh mjekësore me ekimoza përreth tyre në lekurën e ballit, gjoksit, barkut dhe gjymtyreve me karakteristikat e pershkuara. Nga kqyrja e brendshme dhe egzaminimi histopatologjik u konstatua dëmet e trurit, staze dhe ekstravazat eritrocitar, ishemi akute miokardi, edeme intersticiale dhe ekstravazat eritrocitar me miokard die perikard. Atelektaze e shprehur pulmonare, ekstravazat eritrocitar intersticial me elemnte mononukleare, me zona pneumoragjie intersticiale, edeme e mushkërive. Nekroze centrolobulare hepatike. Me ekstravazate eritrocitare, elemente dhe infiltrate mononukleare te shprehur ne hapsiren porto-biliare, edeme intersticiumi. Infiltrim hemoragjik i cipave seroze. Prania e gjakut te lengshem dhe koagulave në zgavrën e barkut.
2-Shenjat e shpimeve mjekësore me ekimoza përreth tyre, të verejtura në trupin e shtetasit Brian Spahiu janë pasojë e manipulimeve mjeksore. Mbetja e vjetr e plagës së vërejtur në lëkurën e gjoksit është pasojë e nderhyrjea kirurgjikale.
3-Shkaku i vdekjes se shtetasit Brian Spahiu ka qene dhënia e lëndës anestetike që ka sjellë vuajtjen qelizore të thellë me mekanizmin e insuficiences multiorganore të parikthyeshme.”

Të ngjashme