Kryefjala Logo

Zbardhet dëshmia e Fadil Likajt, 30 vjecarit që qëlloi të dashurën dhe më pas hodhi granatë : “Tentova ta trembja”

27 Shtator, 2021 | 3:29 pm

Në mesditën e së shtunës në qytetin e Vlorës për pak sa nuk u shënua një tragjedi me shumë viktima teksa 30 vjecari Fadil Likaj qëlloi pranë kokës të dashurën e tij 20 vjecare me pistoletë zastava e më pas në prani të klientëve në një lokal hodhi një granatë e cila nuk shpërtheu.

Sipas dëshmisë së autorit të plagosjes, ky i fundit është shprehur së ka pasur qëllim vetëm të trembte të dashurën jo për ta qëlluar. Ai është parë të jetë në gjëndje të rënduar nga ana psikologjike gjatë pyetjeve në polici.

Njoftimi i Policisë

“Më datë 25.09.2021, rreth orës 12:05, në vendin e quajtur “Bar Cacai”, lagjja “28 Nëntori”, Vlorë, është plagosur me armë zjarri shtetasja K.Z, 20 vjeçe lindur në Berat, studente në Vlorë, e cila është shoqëruar për në spital për ndihmë mjekësore, momentalisht jashtë rrezikut për jetën”, sqaroi Policia. Përveç armës së zjarrit, Likaj kishte me vete edhe dy granata dore njërën prej të cilave e ka hedhur në lokal por fatmirësisht ajo nuk ka shpërthyer.”

Të ngjashme