Kryefjala Logo

Zbardhet dëshmia e burrit të 41 vjeçares në Durrës: E gjeta të shtrirë…

8 Janar, 2024 | 12:15 pm

Nga Greqia në Francë dhe që andej në Shqipëri, Xhemal Loka, kishte mbërritur në Sukth të Durrësit më 27 dhjetor 2023, ose një javë para fundit fatal të të shoqes.

Baba i katër fëmijëve, tre djem dhe një vajzë, Loka thotë në dosjen policore se një natë para ngjarjes Bedrija ka qenë në rregull e nuk ka patur shqetësime, madje e kanë kaluar mirë dhe duke festuar Vitin e Ri.

Ai thekson se e shoqja ishte e stresuar kohët e fundit:

“Gruaja ime ka patur stres e ankth në lidhje me kohët e fundit. Ajo mund ta ketë kryer këtë veprim si pasojë të faktit që para rreth një viti persona të paidentifikuar, i kanë hapur një adresë në “Tik Tok” në emrin e saj”.

Loka ka deponuar edhe se ndoshta e shoqja e kishte paralajmëruar vdekjen, kur tha se prej kohësh Bedria kishte shfaqur idenë se nuk përballonte dot foton që i kishin publikuar në rrjetin “TikTok”.

Burri tregoi dhe si sipas tij e gjeti gruan e vdekur:

“…Jam çuar në mëngjes dhe e kam parë Bedrien të shtrirë përtokë te dhoma e ndenjes, mu në mes të shtëpisë.

Aty na thanë se ka konsumuar fotoksinë. Pastaj e kanë nisur me ambulancë për në QSUT për mjekim më të specializuar. Por vdiq”.

Versioni që jep Xhemal Loka për vdekjen e gruas së tij, është i ndryshëm nga ai që paraqet tani policia.

Pasi njoftoi se u vu “në pranga bashkëshorti i 41 -vjeçares që humbi jetën 4 ditë më parë, si pasojë e konsumimit të fotoksinës”, policia lokale në Durrës, shtoi:

“Nga hetimet e thelluara rezultoi se 45-vjeçari Xhemal Loka ka dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme, bashkëshorten e tij.

45-vjeçari, kur ishte kthyer nga Greqia, e kishte kërcënuar për ta vrarë bashkëshorten me mjet prerës thikë, në prezencë të njërit prej fëmijëve.

Të ngjashme