Kryefjala Logo

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Liridonës, Naimi ka tentuar vetvrasjen

16 Dhjetor, 2023 | 5:14 pm

Në lidhje me vrasje e Liridona Ademit, avokati Besnik Berisha ka treguar se në ditën kur policia ka shkuar për ta arrestuar të dyshuarin, bashkëshortin e Liridonës, Naim Murselin ky i fundit ka tentuar ta vrasë veten.

“Në ditën kur policia ka shkuar për ta arrestuar, Naimi rezulton që ka tentuar të marrë armën e Kushtrimit Kokallës që ta ekzekutojë veten. Nëse kjo që po parashtroj unë është e vërtetë, Naimi e ka problem të përballet me krimin, ka ndryshuar teoritë e tij. E kemi parë deklaratat e tij që ka thënë se ka qenë i rrezikuar edhe vetë ai. Vetëvrasjet kanë ndodhë edhe në gjykatat ndërkombëtare, është e pamundur ta ruash dikë 24/7. Uroj që të gjithë të gëzojnë shëndetin e të përgjigjen për atë që kanë bërë”, ka thënë Berisha, për RTV Dukagjini.

“Nuk ka pasur një kurdisje të tillë të një krimi makabër në historinë e drejtësisë kosovare, është një krimet më të gatuara me gjakftohtësinë më të madhe nga njerëzit e afërm që fillimisht të gostitin për darkë njëjtën darkë ftojnë edhe vrasësin e dyshuar dhe e gjitha ndodhë përballë fëmijëve. Nëse kjo është e vërteta, të tilla prita ka pasur për burra, por jo për gra. Secili krim ka shpjegim, vetë ndodhia e tij tregon se nuk është diçka e re, por që motivi duhet të jetë goxha i fortë që ka çuar deri në një ekzekutim të tillë. Për këtë vrasje u planifikuar një aksident fillimisht”, ka shtuar ai.

Të ngjashme