Kryefjala Logo

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja në Astir/6 persona të përfshirë, si 21 vjeçarja e alarmuar telefonoi për ndihmë

10 Janar, 2025 | 9:25 am

Astiri u blindua ditësh e djeshme pas një telefonate në sallën operative ku një vajzë lajmëronte se ishte marrë peng dhe dhunuar nga disa persona në një apartament në kryeqytet. Fillimisht në zonë ka mbërritur policia, por kur vajza nuk ka pranuar të hapë derën e shtëpisë, kanë qenë forcat RENEA e FNSH që kanë hyrë nga ballkoni i katit të 8-të brënda në apartament ku kanë gjetur vajzën të vetme.

Sipas hetimeve paraprake, bashkuar dhe dëshmisë së 21 vjeçares Sajma Qordja, të përfshirë në ngjarje kanë qenë në total 6 persona, 3 djem dhe 3 vajza, të cilët prej mbrëmjes së të mërkurës kishin marrë me qira 2 apartamente airbnb në një pallat në Astir.

Këta persona kanë kaluar natën së bashku ndërsa në mesditë dy vajzat e tjera së bashku me 3 djemtë, kanë zbritur poshtë për të konsumuar një kafe ndërsa Sajma Qordja është lënë në banesë duke fjetur gjumë.

Sipas BalkanWeb, kur 21 vjeçarja është zgjuar nga gjumi, ajo ka konstatuar se në apartament gjendeshin dy armë dhe një jelek antiplumb dhe në ato momente ka filluar të shfaqë shenja paranoje, si dhe ulërimat e saj janë dëgjuar dhe banorët e tjerë të pallatit.

Ajo ka telefonuar menjëherë prindërit ku i ka shprehur se kërkonte ndihmë pasi ndihej e kërcënuar dhe se ishte marrë peng dhe dhunuar nga disa persona.

Ndërkohë ditën e djeshme policia njoftoi se ka qenë vajza që ka telefonuar policinë, por në fakt ka qenë babai i saj, i cili ka thënë se vajza e tij është dhunuar dhe është rrëmbyer nga disa persona.

Dy vajzat e tjera dhe 3 djemtë që kanë kaluar natën me Sajma Qordjen, janë larguar nga zona sapo kanë marrë vesh që në apartamentet e tyre ka mbërritur policia. Fillmisht tek dera e apartamentit ku gjendej vajza në katin e 8-të, kanë mbërritur dy efektivë të rendit ku pas një sërë negociatash me 21 vjeçaren për të hapur derën nuk patën rezultat, ata njoftuan forcat e ndërhyrjes së shpejtë.

Së bashku me policinë, në negociata me vajzën për të hapur derën ka qenë dhe i ati i saj, i cili e ka telefonuar dhe me kamer vajzën e tij por ajo përsëri ka refuzuar të lejojë policinë të futet brenda.

Kanë qenë forcat e FNSH dhe RENEA që arritën të futen nga ballkoni i banesës ku brenda gjetën vajzën e vetme në gjendje të rënduar psikologjike. Nga kontrollet e mëtejshme pronari i shtëpisë deklaroi se djali që ka marrë me qira këtë apartament (aty ku u gjend vajza), ka marrë me qira dhe apartamentin ngjitur që prej muajit nëntor. I njëjti person është identifikuar dhe si i dashuri i Sajma Qordjes.

Gjithashtu në njërin prej apartamente janë gjendur alkool dhe lëndë narkotike ndërsa dyshohet që të gjithë të rinjtë e përfshirë në këtë ngjajre të kenë qenë nën efektin e drogës.

Nga dëshmia e dhënë përpara autoriteteve, vajza ka treguar se ka kaluar natën së bashku me 2 vajza dhe 3 djem të tjerë ndërsa tha se ajo kishte qenë e ftuar. Policia ka arritur t’i identifikojë të gjithë personat e përfshirë ndërsa janë shoqëruar për në polici dy vajza dhe po punohet për kapjen e 3 djemve të tjerë.

Gjithashtu Sajma Qordja ka deklaruar në polici se nuk është dhunuar. Policia ka sekuestruar dvr-në e kamerave të sigurisë të pallatit dhe ka identifikuar të gjithë personat ( 3 djemtë dhe 2 vajzat e tjera) dhe lëvizjet e tyre nga dita e parë e akomodimit te dy apartamentet deri te largimi pas mbërritjes së policisë.

Të ngjashme