Kryefjala Logo

Zbardhen detaje nga vrasja e vëllezërve në Tiranë

4 Janar, 2024 | 4:46 pm

Detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Freskut në kryeqytet, ku 63-vjeçari Vehap Cami qëlloi për vdekje vëllain 68-vjeçar, Lulëzim Cami dhe më pas vrau edhe veten. Dyshohet se përplasja mes vëllezërve ka qenë e hershme, për shkak të pronave.

Viktima Lulëzim Cami jetonte në banesën ku ndodhi krimi, ndërsa autori i ngjarjes Vehap Cami jetonte në Lundër. Ky i fundit ka shkuar në banesën e Lulëzimit dhe ka hyrë brenda. Me të hyrë brenda, aty u përball me vëllain, por nuk patën asnjë debat, teksa e qëlloi menjëherë me pistoletë duke e lënë të vdekur në vend. Pasi i mori jetën vëllait, Vehap Cami vrau edhe veten.

Në momentin e krimit në shtëpi kanë qenë të pranishëm edhe familjarët e Lulëzim Camit, të cilët fatmirësisht nuk pësuan asnjë lëndim, ndërsa ishte reagimi i këtyre të fundit që lajmëroi fqinjët dhe më pas autoritetet.

Grupi hetimor dyshon se përplasja mes vëllezërve ka qenë e hershme për shkak të pronave dhe për këtë arsye po pyeten edhe familjarë të tyre për të dhënë më shumë informacione që ndihmojnë hetimin.

Të ngjashme