Kryefjala Logo

Vritet gazetari sapo del nga shtëpia

9 Prill, 2021 | 2:41 pm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytetin grek, Athinë, ku është ekzekutuar me mbi 6 plumba, gazetari i njohur i kronikës së zezë Jorgo Karaivaz.

Mediat greke raportojnë se ngjarja e rëndë ndodhi menjëherë pasi gazetari doli nga emisioni dhe ishte pranë shtëpisë së tij, në Alimos në Rrugën Aninou.

Informacionet e para në media sugjerojnë se ai u gjet i shtrirë dhe pajetë me fytyrën poshtë, jashtë makinës së tij, pranë një parku afër banesës. Dyshohet se autorët kanë përdorur një silenciator pasi nuk është dëgjuar asgjë nga dëshmitarët që kanë kaluar në zonë.

Ata mendohet se janë larguar me një skuter (motor) si dhe kanë qenë të veshur me rroba ushtarake.

Gazetari Karaivaz është një nga emrat më të njohur në Greqi në hulumtimin e kronikës së zezë. Prej vitesh ai punonte pranë “Star Channel” dhe mbulonte ngjarjet policore.

karaivaz 1
Jorgo Karaivaz 

Jorgo Karaivaz ishte i martuar dhe baba i një fëmije. Një reporter për çështjet policore që nga vitet 1990 në stacionin televiziv ANT1, ai u largua në 2017 dhe u transferua në kanalin STAR.

Të ngjashme