Kryefjala Logo

Vrau të atin pasi i vrau nënën, zbardhet dëshmia e 40 vjeçarit në Konispol

6 Gusht, 2024 | 7:04 pm

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga tragjedia e dyfishtë e ndodhur mëngjesin e së martës në fshatin Shalës të Konispolit.

69-vjeçari Hysen Islamaj u konfliktua verbalisht dhe qëlloi disa herë me sëpatë bashkëshorten e tij Shano Islamaj, 66 vjeçe, e cila humbi jetën për shkak të plagëve të marra.

Pas ngjarjes së rëndë, djali Klementin Islamaj ka shkuar në banesë dhe në pjesën e shkallëve është konfliktuar me babanë e tij 69-vjeçar, ku dyshohet se e ka shtyrë nga shkallët, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas dëshmisë së 40-vjeçarit, ai nuk ka dashur ta vrasë të atin.

“Nuk doja ta vrisja, ishte ngjarje aksidentale”, mësohet të këtë thënë para oficerëve 40-vjeçari.

Mësohet se Hysen Islamaj njihej si një njeri problematik dhe se kishte pasur konflikte edhe me banorë të tjerë të fshatit.

Të ngjashme