Kryefjala Logo

Vrau gruan para Gjykatës, burgim të përjetshëm për ish Policin

6 Dhjetor, 2023 | 4:58 pm

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me burg përjetë për Koço Buzon ish policin që vrau gruan e tij Liljana Buzo.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 6 maj 2021 pas seancës gjyqësore për procesin e divorcit mes tyre. Autori i krimit nuk ishte paraqitur në seancë dhe po priste me një thikë dhe kallashnikov në dorë jashtë Gjykatës së Elbasanit.

Buzo e goditi fillimisht me thikë ish bashkëshorten dhe më pas e qëlloi 7 herë me kallashnikov pas shpine, duke e lënë të vdekur në vend nënën e 3 fëmijëve të tij.

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 06.05.2021, rreth orës 12:30, në lagjen “5 Maj” në Elbasan, në afërsi të kryqëzimit poshtë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, shtetasi me iniciale K.B ka qëlluar me armë zjarri gruan e tij shtetasen me iniciale L.B, e cila si pasojë ka gjetur vdekjen.

Të ngjashme