Lajme
Vrau bashkeshorten 6 javeshe shtatezene, gjendet i vrare 29 vjecari ne Fier
18 Mars, 2021 | 12:22 pm
Zbardhen detaje tronditëse nga vrasja e 28-vjeçares Irvana Medinaj (Hyka) nga bashkëshorti i saj, mbrëmjen e kaluar në Fier.
Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se 28-vjeçarja ishte 6 javë shtatzënë, ndërsa është goditur me thikë në të gjithë trupin nga bashkëshorti 29-vjeçar Demokrat Medinaj. Krimi tragjik ka ndodhur në sy të dy fëmijëve të mitur të çiftit 6 dhe 4 vjeç.
Xhaxhai i viktimës është shprehur se çifti nuk ka pasur konflikte me njëri-tjetrin. Ata ishin martuar me mblesëri dhe jetonin në lagjen “Sheq i madh”, në qytetin e Fierit.
Dy të rinjtë kanë debatuar me njëri-tjetrin, dhe më pas bashkëshorti e ka qëlluar 31 herë me thikë të renë. Menjëherë pas krimit autori i ngjarjes është larguar nga banesa dhe është gjendur i vrare diten e sotme.
Trupi i pajetë është gjetur në fushën e mbeturinave, në Fier, ndërsa ka dyshime që ai të jetë vetëvrarë.