Lajme
Vrau babain e hodhi në pus dhe e denoncoi të zhdukur, si u zbulua krimi në Durrës
4 Shtator, 2024 | 5:01 pm
Një krim i rëndë në familje ka ndodhur sot në Durrës, ku djali ka vrarë babanë e tij.
Pasi e vrau me armë gjahu, ia hodhi kufomën në pus dhe shkoi në komisariat për të denoncuar të zhdukur.
Është ky skenari që ndoqi Esmerald Balla nga fshati Shënavlash i Durrësit pasi i mori jetën babait të tij 62-vjeçar Enver Balla.
Policia e Durrësit ka arritur që të zbardhë ngjarjen e rëndë pasi ka patur dyshime që në fillim për krim brenda familjes.
Hetuesit kanë përgjuar komunikimet telefonike dhe mesazhet e autorit.
Ky i fundit pas arrestimit ka pranuar krimin duke thënë se vrau të atin pasi ai i kishte vjedhur 75 milionë lekë te kasaforta e familjes.