Kryefjala Logo

Vrasja në burgun e Peqinit, ndalohen 12 punonjës për shpërdorim detyre, mes tyre edhe drejtori i burgut

2 muaj më parë

Policia e Elbasanit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me vrasjen e ndodhur ditën e djeshme në burgun e Peqinit. Si pasojë e ngjarjes së rëndë, janë ndaluar drejtori i burgut të Peqinit dhe i gjithë zinxhiri komandues i burgut që ka pasur të bëjë me sigurinë e ambienteve të burgut të sigurisë së lartë.

Në njoftim bëhet me dije se Sokol Mjacaj pas ngjarjes ka kërcënuar me armën e zjarrit edhe punonjësit e tjerë.

Drejtori i burgut dhe zinxhiri komandues akuzohen për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Konkretisht janë ndaluar:

-K. H., 59 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i IEVP Peqin;

-Q. M., 60 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë shef i Policisë së IEVP Peqin;

-N. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë, ish-shef i Policisë së IEVP Peqin;

-V. Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shef regjimi në IEVP Peqin;

-A. D., 52 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë specialist i informacionit në sallën operative të IEVP Peqin;

-I. B., 46 vjeç, banues në Peqin, polic shërbimi i IEVP Peqin;

-F. M., 43 vjeç, banues në Lushnje, polic shërbimi i IEVP Peqin;

-F. P., 50 vjeç, banues në Belsh, polic shërbimi i IEVP Peqin;

-G. M., 49 vjeç, banues në Lushnjë, punonjës policie i IEVP Peqin;

-K. H., 44 vjeç, banues në Peqin, punonjës policie i IEVP Peqin;

-E. Ç., 36 vjeç, banues në Belsh, punonjës policie i IEVP Peqin;

-I. D., 41 vjeç, banues në Peqin, punonjës policie i IEVP Peqin.

Në vijim të veprimeve procedurale u sekuestrua arma e zjarrit e përdorur në ngjarje, si dhe prova të tjera materiale që do t’i shërbejnë hetimit.

Të ngjashme