Lajme
Vrasja e 14 vjeçares në Shkup, babai pjesë e krimit
4 Dhjetor, 2023 | 12:58 pm
Detaje tronditëse janë zbardhur nga vrasja e 14-vjeçares në Shkup, Vanja Gjorçevska! Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha në një konferencë për media se rrëmbimi i të miturës është udhëzuar nga babai, pasi ky i fundit kërkonte para nga nëna e saj, shkruan media Alsat.mk.
Sipas, Spasovskit e mitura është marrë nga banesa me makinë, pasi babai informuar autorët për ditën dhe orën kur vajza do të dilte nga shtëpia.
Makina i përket 74-vjeçarit që u gjend i vdekur pranë 14-vjeçares dhe është përdorur nga autorët e krimit e më pas është djegur. Ministri specifikoi se dy vrasjet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën por bëhet fjalë për të njëjtët autorë të përfshirë.
Në emër të gjithë MPB-së i shpreh ngushëllime familjes dhe gjithë Maqedonisë. Pesë persona janë të përfshirë në këtë vrasje. Tre prej të tyre ndodhen në paraburgim, njëri është në arrati, ndërsa babai i të miturës është ndaluar nga policia, pasi ka informuar autorët për vendndodhjen e vajzës. Sipas konstatimeve fillestare, të një familjari, ai ka organizuar krimin me qëllim zhvatjen e parave nga nëna e të miturës, nga të cilat të gjithë personat e përfshirë do të përfitonin financiarisht.