Kryefjala Logo

Vjedhja e shekullit: SPAK zbulon detaje që implikojnë Erjon Veliajn. Vazhdon hetimi i inceneratorit të Tiranës.

13 Tetor, 2024 | 3:57 pm

Në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar po shqyrtohet kërkesa e SPAK për të kaluar për gjykim dosjen penale lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës. Portali Publik.al raporton se të akuzuarit kryesorë, përfshirë ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, pritet të kërkojnë gjykim të shkurtuar.

Gjatë hetimeve, SPAK ka zbuluar detaje që implikojnë kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj. Sipas SPAK, projekti për inceneratorin është miratuar pa marrë miratimin e nevojshëm nga njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe pa konfirmimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për tarifën e energjisë së prodhuar. Sipas Publik.al kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se në momentin e miratimit të projektit, fondet nuk ishin parashikuar në buxhetin afatmesëm, duke e bërë projektin të papërballueshëm për buxhetin e shtetit. Kjo dosje e re e SPAK ngre pikëpyetje të mëtejshme për qëndrueshmërinë e projektit dhe rolin e zyrtarëve të përfshirë.

3A2696D1 43D7 4E45 B325 8000A30034AE

Të ngjashme