Lajme
Viti i ri shkollor 2021-22:Ndryshon data e fillimit te shkolles
20 Gusht, 2021 | 1:43 pm
Ministrja e Arsimit,Evis Kushi gjate nje deklarate beri me dije se data e fillimit te vitit te ri shkollor do te shtyhet.
Ishte planifikuar qe mesimi te fillonte me 13 shtator por behet me dije se do te nise me 27 shtator 2021.
Vendimi u mor me qellimin e zgjatjes se periudhes mesimore plotesuese qe nis me fillimin e shtatorit.
“Duke vlerësuar dhe shqyrtuar me kujdes shqetësimet dhe sugjerimet e ardhura nga mësuesit dhe prindërit, vendosëm të zgjasim periudhën e mësimit plotësues deri në nisjen e vitit të ri shkollor, jo më 13 shtator, por më 27 shtator 2021.”- shprehet Kushi.
Sa i perket mesimit plotesues qe nis me 1 shtator,Kushi theksoi se nxenesit nuk jane te detyruar te paraqiten cdo dite fizikisht ne shkolle,ne ndryshim nga mesuesit dhe stafit qe prezencen e kane te detyruar.