Kryefjala Logo

VIDEO/ Plas në Kosovë! Serbët hedhin granata në qendrën e rregjistrimit në veri

25 Shtator, 2021 | 12:19 pm

Situata është tensionuar në veri të Kosovës me serbët të cilët nuk pranojnë reciprocitetin me targat e automjeve të vendosura nga Prishtina zyrtare.

Tensionet midis popullsisë serbe dhe shtetit të Kosovës janë përshkallzuar gjatë natës kur disa prej serbëve kanë djegur Qendrën e Regjistrimit në Zubin Potok. Ngjarja ka ndodhur pas kontestimeve të shumta të serbëve ndaj vendimit për target serbe në kufi.

Përpos vendosjes së zjarrit raportohen se janë hedhur granata dore, megjithatë fatmirësisht në atë moment nuk ka pasur njerëz në zyra duke shmangur lëndimin apo ndonjë fatalitet të mundshëm.

Ndërkohë Policia e Kosovës ka shkuar në Zubin Potok dhe Zveçan për të vendosur situatën nën kontroll./ Kryefjala.com

Të ngjashme